Gjejhallall.com | Buçaj SH.P.K shpall konkurs për pozitën: Dizajner Grafik |

Mundesi Punesimi

gjejhallall.com

Buçaj SH.P.K shpall konkurs për pozitën: Dizajner Grafik



Postuar Nga

Admin

02.08.2014



Buçaj SH.P.K shpall konkurs për pozitën: Dizajner Grafik

Detyrat dhe përgjegjësitë

Përgjegjës për përgatitjen vizuale të materialeve të ndryshme duke mbledhur informatat dhe kërkesat nga menaxherët e brendeve dhe menaxheri/ja i/e marketingut;
Planifikon dhe harton koncepte duke u bazuar në informatat dhe kërkesat që delegohen nga menaxheri/ja i/e marketingut dhe menaxherët e brendeve të ndryshme;
Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara nga menaxherët e brendeve dhe menaxheri/ja i/e marketingut.;
Bën përgatitjen e materialeve përfundimtare sipas kërkesave të mbikëqyrësve;
Mirëmban marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e ndryshëm dhe përkujdeset për printimin final të materialeve të përgatitura;
Siguron që të gjitha materialet janë përgatitur sipas standardeve të kërkuara;
Finalizon projektet që i delegohen duke koordinuar aktivitetet me agjencitë e jashtme të marketingut;
Kontribuon në ekip duke përmbushur kërkesat dhe arritjen e rezultateve sipas nevojës.
Kualifikimet e kërkuara

Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në fushën e dizajnit grafik;
Minimum 2 vite përvojë punë në dizajn grafik (e cila duhet të dëshmohet me materialet e hartuara nga kandidati/ja;
Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike Adobe Package (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Corel Draw, Adobe Indesign) dhe pakos së Microsoft Office (PowerPoint, Excel, Word)
Të jenë kreativ dhe inovativ;
Të jenë të orientuar në detaje dhe të arrijnë të përfundojnë punën brenda kohës se paraparë;
Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion.
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com.

Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com.

Komento